07:40 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mësoni pse u bien flokët!

A ka më shumë flokë në furçën tuaj sesa zakonisht? Po shihni më shumë fije floku në jastëkun tuaj? Për fat të keq, rënia e flokëve prek 50% të grave dhe për ata që vuajnë kjo mund të jetë shkatërruese.

Nëse jeni të shqetësuar për humbjen e flokut apo ai po merr një pamje gjithmonë e më të hollë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në përmirësim.

Mirëpo çfarë i shkakton flokët të bien? Kur shëndeti ynë fillon të ketë probleme, flokët janë të parat që preken nga këto ndryshime. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre unike ndaj shëndetit tonë të përgjithshëm, ka shumë shkaqe të mundshme të rrallimit dhe rënies së flokëve. Shkaktarët më të zakonshëm janë sëmundja, çrregullimet hormonale, tiroidet, medikamente të caktuara, stresi, dieta e dobët dhe mangësi ushqyese.
Gjithashtu rënia e flokut është edhe gjenetike. Është mirë të jeni të vetëdijshëm për historinë tuaj familjare, pasi ajo mund të bëjë më të lehtë arsyet se pse flokët tuaj po rrallohen. Kjo varet nga gjenet dhe nuk mund të bësh dot asgjë për ta parandaluar.
Vëllimi i zvogëluar i flokëve mund të ndodhë vetëm pas pubertetit, pra kur prodhohen androgjenet.Për ata që kanë një predispozitë të fortë gjenetike ndaj ndjeshmërisë së folikulit, ndryshimet në dendësinë e flokëve mund të fillojnë që në të 20-at, ndërsa të tjerët mund të vërejnë ndryshime pas të 30, 40, ose në afërsi të menopauzës.

Shpesh gjendja e flokëve tuaj mund të përmirësohet gjatë shtatzënisë. Ju mund të vëreni se duket më i trashë dhe me shkëlqim. Kjo është për shkak të rritjes së hormoneve femërore, por sapo këto hormone të pakësohen në mënyrë të pashmangshme, flokët tuaj do të fillojnë të bien.
Prandaj është mirë të njihesh me arsyen pse flokët tuaj po bien dhe gjendjen shëndetësore. Vetëm pasi keni zbuluar shkakun , atëherë do mund të gjeni edhe kurën e përshtatshme për parandalimin e tyre.

Temat: