11:25 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësoni se kur fillon Viti i Ri në Kinë, cila është kafsha e vitit dhe çfarë thuhet për të (Foto)

Viti i Ri kinez 2018 është një festë globale dhe së shpejti do të jetë mbi festimet më spektakolare.

Ndryshe nga Viti i Ri tek ne, kinezët kanë ndryshe dhe festojnë atë më vonë.

Viti i Ri kinez njihet si Viri i Ri Hënor, ose Festivali i Pranverës dhe kuptimi i festivalit është që familjet të vijnë së bashku dhe t’i urojnë njëri-tjetrit paqe dhe prosperitet, transmeton Indeksonline.

Është interes i madh për çdo vit se çfarë kafshe është.

Një kafshë zodiake në kalendarin hënor-diellor kinez përfaqësohet çdo vit.

Njerëzit thuhet se kanë tipare të ngjashëm të personalitetit me kafshën pas së cilës kanë lindur.

Viti i Ri kinez fillon të premten , më 16 shkurt. Datat për vitin e ri kinez ndryshojnë çdo vit pasi bazohet në kalendarin hënor dhe normalisht bie në mes të 21 janarit dhe 20 shkurtit.

Zodiaku kinez shkon në një cikël prej 12 vjetësh, me çdo vit që tregon një nga 12 kafshët.

Disa nga kafshët janë: Tigër, Lepur, Gjarpër, Kali, Dele, Majmun, Qen dhe Derr.

Ky vit njihet si Viti i Qenit dhe se konkretisht 2018 është viti i tokës dhe qenit, viti 2017 ishte i gjelbërimit./Indeksonline/

 

2018, year of the dog, happy new year, lunar new year, chinese new year, korean new year, Tet
The beautiful street of jinli (Chengdu, Sichuan, China) just before Chinese new year.