20:50 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mësoni se kur takohen Thaçi e Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sonte me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mësohet se takimi do të zhvillohet rreth orës 20:00, sipas kohës lokale në Nju Jork.

Presidenti Thaçi ka njoftuar më parë se në takim ata do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve.

Ky do të jetë takimi i dytë i presidentit Thaçi me homologun e tij amerikan.