22:05 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Mësoni si ta çaktivizoni ‘opsionin e ngadalësimit’ në iPhone, tani në versionin 11.3

iOS 11.3 është një përditësim mjaft i madh dhe një nga ndryshimet më të dukshme të saj është në përgjigje të një prej polemikave më të mëdha që kanë goditur Apple në kohët e fundit.

Disa muaj më parë, u bë e qartë se iOS përmban një veçori për të ngadalësuar procesorët e vjetër të iPhone kur bateritë e tyre vjetërsohen deri në atë pikë sa nuk janë më në gjendje të japin performancën maksimale; Apple thotë se është projektuar për të parandaluar mbylljen papritur të telefonave.

Shumë njerëz ishin të pakënaqur me zbulimin dhe Apple që u përgjigj duke ulur çmimin e një zëvendësimi të baterive të iPhone nga 79 në 29 dollarë dhe duke u zotuar t’i jepte përdoruesve aftësinë për të riparuar fikjen e pa pritur në iOS 11.3.

Kjo aftësi ka ardhur në iOS 11.3, i cili tani është në dispozicion për t’u instaluar. Sapo të azhurnoni, këtu është se si ta përdorni atë për veten tuaj.

Aftësia për të mundësuar dhe çaktivizuar opsionin e ngadalësimit është e disponueshme vetëm për disa telefona, pasi modelet më të reja nuk janë të prekura – Apple thotë se iPhone 8, 8 Plus dhe X kanë përditësime të harduerëve për të bërë të panevojshme këtë menaxhim dramatik të energjisë.

Sidoqoftë, kjo veçori iOS 11.3 vlen vetëm për iPhone SE, 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7 dhe 7 Plus për tani.

Me përditësimin e njërës prej këtyre telefonave te iOS 11.3, do të vëreni një faqe të re nën “Bateria” në aplikacionin Settings. Klikoni mbi “Battery Health (Beta) dhe do të shihni një faqe që fillon me një lidhje për më shumë informacion rreth asaj se si funksionojnë bateritë e litiumit.

Poshtë kësaj, ekziston një tregues i kapacitetit maksimal të baterisë. Nëse kjo është nën 80 për qind, do të ketë një mesazh në pjesën e poshtme të ekranit duke thënë se shëndeti i baterisë është “degraduar ndjeshëm” së bashku me një lidhje me detaje se si të kryhet shërbimi. /Indeksonline/

 

Temat: