08:47 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Messi: Deri në moshën 23 vjeçare jam ushqyer keq

Njeri nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi gjatë fillimit të karrierës së tij më së shumti i ka kushtuar vëmendje këmbëve sesa barkut.

Ai deri në moshën 22-23 vjeçare nuk e ka kontrolluar ushqimin që ka ngrënë.

“Unë kam ngrënë keq për shumë vite. Tashmë me 22, 23 … porositja çokollata, alfajores (ëmbëlsirë e Amerikës latine), sode. Tani ha gjithçka të kontrolluar. Herë pas here një verë e vogël nuk më lëndon. Kam vënë re shumë për ndryshimin me temën e të vjellave. Shumë gjëra u thanë. Në fund më kaloi dhe nuk ndodhi më “, tha Lionel Messi. /IndeksOnline/