10:46 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi: Nga Madridi më sulmuan, përfituan nga momenti im i dobësisë

E përditshmja ‘SPORT’ boton në edicionin e saj invervistën e fundit me Messin para Kupës së Botës.

Një titull i mrekullueshëm ilustron ballinën e saj: “Barça më ka bërë të qaj” .

Ylli argjentinas ndër të tjera përmend vështirësitë e tij me “Thesarin” rreth problemit me taksa.

“Unë kisha një vit të vështirë në atë kohë, nuk rash në depresion por ishte mënyra se si u sulmova. Ata thanë gjëra për mua, familjen time, babain tim, njerëzit e mi… ishte e vështirë, sidomos nga Madridi. Ndihesha shumë i sulmuar, unë jam me fat që kam mbështetjen e popullit tim nga Barcelona, nga Katalunia dhe gazetaria këtu që më bëri të ndjehesha paska më i qetë”.

“Mendoj se ishte urdhri të më sulmonin, të më mposhtnin, të përfitonin nga momenti i dobësisë që po kaloja, ajo që ndodhi e dija që ishte nga Madridi.

Për ardhjen e Griezmann, yllit argjentinas thotë. “Nuk e di nëse është prioritet por unë pajtohem se për të fituar Ligën e Kampionëve ne duhet të kemi lojtarët më të mirë dhe Griezmann është një prej tyre. Nëse klubi mund të sjell atë, mirë, nuk e di nëse është prioritet, varet tek sekretariati teknik dhe trajneri, unë vetëm po them se për të fituar Champions ju duhet të keni më të mirët dhe ai është shumë i mirë! ” /IndeksOnline/