11:16 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi sjellë para vetes edhe një shifër jubilare: 700 ndeshje për Barçën

Ka numra që kalojnë shpesh, por që nuk i vërejmë, megjithatë është diçka tjetër kur flasim për Lionel Messin.

Sulmuesi argjentinas do ta bëjë paraqitjen e tij të 700-të sonte ndaj Leganes me fanellën e Barcelonës.

Pra, sonte do të jetë paraqitja e tij e 700-të që prej debutimit në skuadrën e parë në vitin 2003 në një miqësore ndaj Portos, kur trajner ishte Frank Rijkaard.

Image result for messi debut against porto 2003

Është e pamundur ta kuptosh historinë e viteve të fundit të Barçës pa Lionel Messin, figurën kruciale të sukseseve të klubit në dekadën e fundit, transmeton IndeksOnline.

Edhe zyrtarisht, sulmuesi argjentinas është futbollisti më me së shumti tituj në historinë e klubit – 33 sosh.

Si 31-vjeçar, 10-shi i Barcelonës është në formë optimale; jo vetëm që është top-golashënuesi i këtij sezoni në La Liga, por gjithashtu ai ka shtuar edhe disa elemente në lojën e tij.

Image result for messi perfect assist

EVULUCIONI

Messi e ka bërë këtë të ditur në një intervistë me Catalunya Radio: ”Gjatë karrierës sime, pasimi im final është përmirësuar dhe unë mund të jap më shumë asistime. Kështu Messi ka arritur të jetë protagonist i shumicës prej 699 ndeshjeve të tij te Barcelona. Dhe ende ka për të ardhur nga ai.

Ndaj Gironas të dielën, Messi theu edhe një tjetër rekord – ai u bë lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në La Liga (423), duke e kaluar Dani Alvesin. Një tjetër brazilian, Donato, ka 466 paraqitje në La Liga, megjithatë, ai kishte nënshtetësi spanjolle, dhe përfaqësonte Spanjën.

14 VITE

Më 16 tetor, Messi do t’i festojë 14 vite si lojtar i skuadrës së parë që prej se ai debutoi ndaj Espanyolit në Montjuic. Ai e ka kaluar Di Stefanon, Raul, Hugo Sanchez dhe Zarran për ta renditur veten si top-golashënues i La Ligas me 388 gola. Ai është vetëm 12 gola larg 400-shit./IndeksOnline/