20:05 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësuesi thyen rekord botëror, kalon atlantikun në më pak se 40 ditë

Një mësues në Ohio ka thyer rekord botëror duke kaluar oqeanin Atlantik, nga Kanada deri në Angli, në më pak se 40 ditë, transmeton Indeksonline.
Bryce Carlson 37 vjeqar, tha se rruga ishte e gjatë 3218 kilometra dhe se udhëtimi zgjati 38 ditë, 6 orë e 49 minuta, duke thyer rekordin e kaluar që ishte 53 ditë. Po ashtu ai tregoi se gjatë këtij udhëtimi kishte humbur mbi 6 kilogram.

“Sfida më e madhe është të mbash qëndrim konstant, të bësh progres të shpejtë deri sa e argëtoni vetën” tha Carlson për mediat. /Indeksonline/