11:45 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Michelle jep këshilla, njerëzit kërkojnë të shqyrtojë idenë e postit të presidentes

Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama ka disa fjalë se si të përballohen kohërat e ‘turbullta’.

Ish zonja e parë foli në Qendrën Bushnell për Artet e Performancës dhe i këshilloi të tjerët që të jenë njerëz të mirë për çdo ditë dhe të trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi.

Ajo nuk la pa përmendur edhe presidentin e tanishëm, Donald Trump dhe fjalët e saj janë interpretuar si këshilla për të jetuar në një epokë të Trump=it, veçanërisht kur ajo tha që të mos shkëmbehen gjëra të këqija.

“Përqendrohuni në atë që mund ta kontrolloni, të jeni njeri i mirë çdo ditë. Lexoni, trajtoni njëri-tjetrin mirë dhe ndiqni ligjin”, ka thënë ajo.

Fjalët e saj nxitën një stuhi tifozësh duke i kërkuar asaj që të mund të konsideronte veten  të denjë për të kandiduar për presidente në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, pasi kishte lënë Shtëpinë e Bardhë vetëm dhjetë muaj më parë, është një periudhë e shpejtë  për të pasur shpresa të tilla.

“Ne nuk kemi nevojë për një Michelle apo Barack, kemi nevojë për mijëra e mijëra prej tyre në gjithë botën”, ka vazhduar ajo.

Ajo ka folur edhe për ngacmimit seksuale që janë bërë kohën e fundit duke thënë se nuk mund të përshkruhet se sa të sëmurë e bën kjo gjë, kur aq më shumë sheh zbulimin e së vërtetës.

Ajo u kërkoi grave të reja të flisnin dhe u bëri thirrje burrave për të luftuar vetëkënaqësinë ./Indeksonline/