13:24 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Microsoft tërheq aplikacionin Groove Music nga Android dhe iOS

Tërheqja e aplikacionit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni Groove Music si një shërbim me kyçje për të aksesuar MP3 ose skedarë të tjerë audio nga shërbimi Cloud i Microsoft OneDrive.

Microsoft u tërhoq nga shërbimi i saj i muzikës Groove Music vitin e kaluar,por premtoi se do të vazhdojë të investojë tek ky aplikacionin për përdoruesit e Windows 10.Ky investim nuk do të vazhdojë për përdoruesit e iOS dhe Android.

“Nesër ne do të njoftojmë konsumatorët se më 1 dhjetor 2018, aplikacioni Groove Music për iOS dhe Android gjithashtu do të tërhiqen dhe,më 1 qershor,nuk do të jenë më në dispozicion për shkarkim”,thotë një zëdhënës i Microsoft në një deklaratë në The Verge.

Tërheqja e aplikacionit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni Groove Music si një shërbim me kyçje për të aksesuar MP3 ose skedarë të tjerë audio nga shërbimi Cloud i Microsoft OneDrive.

Megjithatë,Microsoft thotë se dosjet muzikore do të “vazhdojnë të jenë të disponueshme dhe të luhen në OneDrive” dhe aplikacionet e tjera mund t’i kenë ato.

Kjo nuk është e njëjta lloj përvoje(me artin e albumit dhe kontrollet muzikore)që përdoruesit e Groove Music kanë patur si pritshmëri, por Microsoft ka hequr dorë nga ofrimi i një aplikacioni muzikor nëpër platformat kryesore mobile.

Temat: