19:55 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mijëra besimtarë musliman shqiptarë në Amerikë e Kanda festuan Bajramin

Kurban Bajrami, i njohur gjithashtu si festa e Sakrifikimit, është një festë muslimane e cila festohet në të gjithë botën islame. Kurban Bajrami (Eid al-Adha) ose “Bajrami i Vogël” – është dy muaj dhe 10 ditë pas Bajramit të Madh.

Kjo festë njihet si festa e sakrificës dhe vie si gëzim i kryerjes së Haxhxhit. Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme, në SHBA dhe Kanada, shqiptarët e besimit musliman në vendbanimet më të mëdha, Nju Jork( Brooklyn, Staten Island, Queens, Bronx), Nju Xhersi( Riverdale, Garfield dhe Paterson), Konektiket (Waterbury, Hartford dhe Stamford ), Virginia, Washington, Dallas, Florida, Arizona, Michigan, Çikago, Pennsylvania (Filadelfia) dhe në Kanada, (Toronto, Ottawa dhe Vancouver), është festuar me madhështinë e duhur dita e Kurban Bajramit ose Bajrami i Vogël.

Kështu që në orët e para të mëngjezit mijëra besmitar me familjet e tyre, besimtarë të moshave të ndryshme, janë mbledhur të gëzuar në Xhamitë shqiptare në qytet ku jetojnë, për të marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit të Vogël.

Ceremonia festive në komunitetin musliman në Amerikë, është traditë e hershme, për më shumë se 70 vjet, dhe është përvitshme e spikatur me besimin me të gjitha festat muslimane si dhe me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kan qenë me mijëra besimtarë myslimanë shqiptar në të gjithë Amerikën që festuan sot ditën – Bajrami i Vogël, e cila është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, që besimtarët në të gjithë botën e ndajnë me familjen dhe miqtë e tyre, si festën e sakrificës dhe gëzimit të kryerjes së Haxhxhit, të atyre që kan shkuar në Haxh. Festimi më i madh për nga pjesmarrja u mbajtë sot herët në mëngjes, në ishullin e “Dibranëve” Staten Island, ku mendohet se jeton edhe komuniteti më i madh mysliman shqiptarë në Nju Jork, aty ku ndodhet edheXhamia më e madhe e shqiptarve musliman në SHBA e Kanada, e ndërtuar nga vet ky komunitet.

Për të falur Kurban Bajramin në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë, kryesisht atyre që kanë ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini) Dibra e Madhe, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria. Falja e Kurban Bajramit në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island – Nju Jork Xhamia e shqiptareve ne Staten Island ishte mbushur sot përplot me besimtarë që kishin ardhur ta falnin namazin e Sahabut dhe të Kurban Bajramit. Hapja e Xhamisë ishte në orën 5 të mëngjesit, Ligjerata e parë ishte ajo e mbajtur nga Imam Mr. Omer Kadri, Ligjerata pasuese ishte ajo nga Imam Ferid Bedrolli , sekretari i QIKSH, ndërsa faljen e Namazit të Sabahut dhe të Kurban Bajramit e bëri Hafiz Dr. Dhulkarneijn vardar, Presidenti i QIKSH, kurse Ligjeratën e Kurban Bajramit e bëri Dr. Tahir Kukaj.

Mesazhi i Ligjeratës së Kurban Bajramit: “Festa e Kurban Bajramit është festë madhore në Islam por edhe për mbarë njerëzimin e sidomos, tri besimet qiellore. Babai i Propheteve Ibrahimi as dhe djali i tij Ismaili janë protagonistët kryesorë të sakrificës sublime që bën në kohën kur duhej të trasohej rruga e sakrificës dhe vërtetimi i sinqeritet dhe dashurisë ndaj Krijuesit. Muslimanët, Hebrenjët dhe të Krishterët vleresojnë lartë figurën e Ibrahimit dhe familjes së tij, e cila është figurë që mund ti bashkoj këto tri besime në baza të shëndosha të bashkëpunimit dhe rrespektit. Festa e Kurban Bajramit ka karakter edhe social dhe human.

Në këtë festë përmiresohen marrëdhaniet dhe raportet me Krijuesin e Gjithëmeshirëshëm e pastaj edhe me krijesat e Tij dhe gjithësesi me familjarët tonë,” tha Dr. Tahir Kukaj. Ai tha se sot të gjithë ne muslimanët lutem që kjo festë të jetë një rast i pajtimit në mesin e njerëzve kudo në botë, lutem që kjo festë të shënoj një diskurs të ri në mardhaniet ndër muslimane dhe ndër njerëzore në botë. “Lutemi per popullin tonë në trojet tona dhe kudo në botë që përherë të përparoj dhe lulëzoj në të gjitha fushat e jetës. Urime Festa e Kurban bajramit” tehksojë Imam Tahir Kukaj.

Nga Beqir SINA – Brooklyn NY “Lutemi per popullin tonë në trojet tona dhe kudo në botë që përherë të përparoj dhe lulëzoj në të gjitha fushat e jetës. Urime Festa e Kurban bajramit” tehksojë Imam Tahir Kukaj.