12:03 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mikpritësja e botërorit, Lypyreva, ish-miss Rusia që bën jetë hollivudiane (Foto)

Njëra prej fytyrave më të bukura të botërorit për këtë vit është Victoria Lopyreva, ambasadore e Kupës së Botës.

Lopyreva është një femër  e bukur ruse që pritet që të japë maksimumin të jetë një mikpritëse e mirë për këtë vit.

Rusja do të jetë mikpritësja e e kampionatit botëror që starton gjatë ditës së sotme në Rusi.

34 vjeçarja ka një listë të gjerë të profesioneve të cilat ka zotuar, si modele, moderatore televizive dhe blogure, shkruan Indeksonline.

Asaj iu është dhënë edhe certifikata zyrtare e bukurisë në vitin 2003, kur mori titullin Miss Rusia. Pas triumfit, ajo është drejtoreshë e këtij konkursi të bukurisë ndër vite.

Debutimin e parë bukuroshja e ka pasur në vitin ’99, si anëtare e agjencisë ‘Image-Elite’ ku të njëjtin vit mori edhe çmimin ‘Model of Don Aëards’ dhe në vitin 2001 u shpërblye me çmimin ‘Golden Lighting Fest’.

Më poshtë keni disa fotografi të modeles e cila sigurisht gjithnjë duket bukur./Indeksonline/