14:20 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka flet pas audioinçizimit, thotë se iu bë qefi që doli kjo bisedë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka e ka komentuar audioinçizimin e publikuar sot në Indeksonline.

Zeka ka thënë se i bëhet qefi që ka dalur ky inçizim dhe se në telefonin e tij ka biseda edhe më të “rënda” se kjo.

“Dy biznesmenë janë në telefonatë duke më treguar për organizimin e një takimi në Gjermani. Paret janë tubuar për të mbështetur Vetëvendosjen në balotazhin në Prizren. Ky është përgjim ambiental.

Më është bërë qefi që doli kjo pasi Albin Kurti së fundi e akuzonte Fatmir Limën për 3 milionëshin, e në fakt vetë Ilir Krasniqi e demantoi këtë. Këto biseda janë në kuadër të hulumtimeve të mija për aferat korruptive.

Kur Albin Kurti mirret me gjëra të tilla, le të del ai le t’i demanton këto. Në telefonin tim ka biseda më të rënda se kjo.

Kam biseda se si biznesmenët e Prishtinës tregojnë se kanë dhënë deri në 350 mijë euro për të marrë një leje ndërtimi që janë dhënë nga njerëzit e Vetëvendosjes” ka thënë Milaim Zeka./Indeksonline/