13:56 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka për Gjergj Dedajn: Je turpi i Qeverisë!

Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur zëvendësministrin e MPJ-së, Gjergj Dedaj, turp të Qeverisë.

Sipas tij, është turp edhe për ata që e kanë emëruar në pozitën e zv/ministrit në MPJ.

“Gjergj Dedaj eshte turpi i Qeverise. Turp per ata qe e kane propozu, turp per ata qe e kane emru, edhe ma turp nese nuk e shkarkoni…!!!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ky reagim i Zekës vjen pasi Dedaj e ka quajtur Turqinë dhe Serbinë “shtriga të Ballkanit”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit, Fikrim Damka i cili ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj shkarkimin e Dedajt.

Por, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm deklaratën e Dedajt dhe ka shtuar se kjo nuk e paraqet qëndrimin e Qeverisë./Indeksonline/