11:11 / E Premte, 16 Mars 2018

Milaim Zeka zë ulësen e kryeministrit Haradinaj (Foto)

Nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës ndodhin situata sa serioze aq edhe qesharake.

Sot derisa deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka po priste të dal në foltore për të mbajtur fjalimin e tij, e bëri një gjest qesharak, raporton Indeksonline.

Zeka për një moment derisa po priste u ul në ulësen e kryeministrit.

Ky gjest i tij bëri që Kuvendi të shpërthej në të qeshura, derisa edhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk mund të vazhdonte udhëheqjen e seancës.

Ai  duke qeshur i bëri thirrje disa herë deputetit Zeka që të lëshoj ulësen duke i thënë “O Milaim qu”. /Indeksonline/