10:44 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milan në garë për Dzekon, e merr gjatë verës?

Skuadra e Milanit është e interesuar ta transferoj sulmuesin e Romës, Edin Dzekon.

Sipas mediave italiane, Marco Reus mbetët “ëndrra” e Milanit, por ata dëshirojnë ta kenë një sulmues që shënon 15-20 gola në një sezon, transmeton IndeksOnline.

Për ta blerë yllin e Romës, kuqezinjtë duhet ta shesin një nga sulmuesit: Silva, Cutrone apo Kalinic – ky i fundit është kandidati kryesor për t’u larguar nga “San Siro”.

Kujtojmë se Dzeko, ishte afër të transferohej në Chelsea gjatë mini-afatit të janarit, por ai është adaptuar në Serie A dhe preferon të qëndrojë në Itali./IndeksOnline/

Temat: