20:37 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milan po planifikon “goditjen” e madhe, kërkon yllin e Manchesterit

AC MILAN po planifikon një goditje verore për Ander Herrera të Manchester United, sipas raporteve.

Spanjolli është lënë jashtë formacionit në Old Trafford duke filluar vetëm tetë lojë në Premier League këtë sezon.

United do të jetë i përgatitur të lejojë kalimin e 28 vjeçarit në Serie A, nëse gjigantët italian do të bëjnë një ofertë prej më shumë se 30millionë euro pretendon Tuttosport.

Herrera do të ishte një agjent i lirë në verë, por klubi aktivizoi opsionin 12-mujor në kontratën e tij duke e mbajtur atë në Old Trafford deri në fund të sezonit të ardhshëm. /IndeksOnline/

 

 

Temat: