16:36 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Milani dhe PSG po planifikojnë shkëmbimin e vitit (Foto)

Sport Premium është duke bërë ndjesinë se Milan po konsideron një marrëveshje shkëmbimi me Paris Saint-Germain, duke shkëmbyer Edinson Cavanin me Gianluigi Donnarumma.

Është raportuar këtë javë se portieri ka gjasa të largohet nga Rossonerët në verë, me agjentin e tij Mino Raiola duke deklaruar haptazi se dëshiron të transferoj klientin e tij diku tjetër.

Me Pepe Reinën që me sa duket do të bashkohet me “djallin” këtë verë ato thashetheme janw intensifikuar dhe tani Premium Sport po raporton një marrëveshje shkëmbimi sensacional është duke u konsideruar.

PSG dëshiron një portier, dhe u mundua shumë për të nënshkruar Donnarumma verën e kaluar, ndërsa Cavani u përplas me Neymar herë pas here këtë sezon.

Si rezultat, Milan po konsideron një shkëmbim të mundshëm që mund të shohë sulmuesin të arrijë këtë verë në San Siro. /IndeksOnline/