21:00 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milani fiton ndeshjen e parë (Video)

Milani e ka fituar betejën e parë kundër Ludogorets Razgrad në Europa League, duke triumfuar në udhëtim 3-0.

Patrick Cutrone realizoi golin e parë në fund të pjesës së parë, kurse për 2-0 shënoi Ricardo Rodriguez në minutën e 64’ nga pika e bardhë, kurse për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Fabio Borini 90’.

Me këtë rezultat, Milani është me një këmbë në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “San Siro”.


Temat: