17:07 / E Mërkurë, 16 Maj 2018

Milani i jep tre futbollist Torinos për Belottin

Shkëmbimet Milan – Torino pritet të jenë “bombat” e afatit kalimtar të Serie A këtë vit.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi me klasë dhe Belotti është një futbollist që i plotëson kërkesat e drejtuesve të skuadrës.

Për të arritur te ai, Milani është i gatshëm të sakrifikoj tre futbollist, shkruan indeksonline.

Torino gjatë kësaj vere duhet të paguaj 15 milionë euro për Niang i cili ishte në huazim me obligim blerje nga Milani.

Gjithashtu Torino dëshiron që të transferoj edhe dy talëntët rosoner, Patrick Cutrone dhe Manuel Locatelli.

Tre futbollistët në fjalë mund ta ndryshojn mendjen e drejtuesve të Torinos që për shitjen e Belottit kërkojnë hiq më pak se 100 milionë euro. /IndeksOnline/