11:53 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Miliardat e sheikëve të PSG-së që s’po kryejnë punë në stadiumet e famshme

Paris Saint Germain është skuadra që shpenzon më së shumti në treg, por ky fakt nuk po e bën të madh në Evropë. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme, skuadra e sheikëve u duk e vogël ndaj Liverpoolit të madh.

Mjafton të shikosh bilancin e ndeshjeve derbi të viteve të fundit për të parë se PSG nuk po arrinë të sfidojë të mëdhenjt në garat e Ligës së Kampionëve.

Pothuajse nuk ka mbetur skuadër e madhe evropiane që nuk e ka mposhtur PSG-në në stadiumet e tyre. Ky është një fakt se skuadra franceze nuk po arrin të gjejë veten në udhëtimet si mysafir.

Ky është bilanci i udhëtimeve të PSG-së në disa nga stadiumet e famshme evropiane:
Liverpool 3-2 PSG (18-19)
Real Madrid 3-1 PSG (17-18)
Bayern 3-1 PSG (17-18)
Barcelona 6-1 PSG (16-17)
Arsenali 2-2 PSG (16-17)
Manchester City 1-0 PSG (15-16)
Chelsea 1-2 PSG (15-16)
Real Madrid 1-0 PSG (15-16)
Barcelona 2-0 PSG (14-15)
Chelsea 2-2 PSG (14-15)
Barcelona 3-1 PSG (14-15)
Chelsea 2-0 PSG (13-14)
Barcelona 1-1 PSG (12-13)

Temat: