11:26 / E Diele, 14 Janar 2018

Mina apo Coutinho? Ky futbollist mblodhi më shumë tifozë në prezantim (Foto)

Skuadra e Barcelonës ka bërë dy super transferime gjatë mini-afatit të janarit.

Në fillim ata transferuan yllin e Liverpoolit, Philipe Coutinhon – pastaj edhe mbrojtësin gjigant, Yerry Mina, shkruan IndeksOnline.

Shumë tifozë mezi priten ardhjen e Coutinhos, por sic duket më i pëlqyer nga katalunasit është Yerry Mina.

Kjo për shkak se gjatë prezantimit, te mbrojtësi kolumbian ishin të pranishëm 8 mijë e 552 tifozë në “Camp Nou”. Kurse te Coutinho, 7 mijë e 436 tifozë.

Megjithatë dy transferimet llogariten tejet të forta nga tifozët blaugrana. Debutimi i dy transferimeve pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme./IndeksOnline/