17:42 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ministri Berisha ngushëllon ish ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë

Me rastin e vdekjes së ish ministrit të mbrojtjes së republikës së Shqipërisë zotit Luan Hajdaraga, ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe institucionet e shtetit shqiptar.

“Me dhembje të thellë e mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Luan Hajdaraga, si Ministër i Mbrojtjes do të mbahet mend veçanërisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer dhënë luftës çlirimtare.

Në emër të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në emër timin personal, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdaraga, miqtë e të ndjerit si dhe Institucionet e Republikës së Shqipërisë”!, përfundon telegrami./Indeksonline/