16:59 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi viziton këto shkolla gjatë ditës së nesërme për testin e maturës

Nesër pritet të fillojë testi i Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë), në të dy rajonet e para të cilat janë përzgjedhur me short publik: Gjilani dhe Ferizaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla (qendra testimi) në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë.

Vizitën ai do e bëj në qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj në orën 10:30, ndërsa shkolla e dytë që ai do e vizitojë është “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në orën 12:00./Indeksonline/