16:33 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri Gashi viziton FFK-në, zbulon kur bëhet gati stadiumi i Prishtinës (Foto)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gashi së bashku me kreun e FFK-së, Fadil Vokrri biseduan shumë gjëra për zhvillimin e futbollit kosovar.

Poashtu, ministri zbuloi se gjatë muajit maj – stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm, transmeton IndeksOnline.

“Ne për vitin 2018 kemi planifikuar si ministri ta kemi edhe një ligj të veçantë që quhet Ligji për menaxhim të objekteve sportive dhe besoj që kjo i paraprin këtij komunikimi që po e bëjmë me Federatën, me Komunat dhe me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces”, tha ministri.

Ndër të tjera, ministri Gashi dhe kryetari Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Nacional dhe fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë.

Temat: