14:54 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri, Gashi viziton hapësirat ku do të ndërtohet Kampi stërvitor i futbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka qëndruar sot në Komunën e Obiliqit, ku bashkë me Kryetarin e Komunës, Xhafer Gashin dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi vizituan hapësirat ku do të ndërtohet Kampi stërvitor i futbollit.

Në këtë projekt, MKRS-ja ka bërë të ditur se do të investohet nga UEFA, transmeton IndeksOnline.

”Sot qëndrova në komunën e Obiliqit ku bashkë me Kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, vizitova punimet në Shtëpinë e Kulturës investim i MKRS-së, si dhe nën shoqërim të kryetarit të FFK-së Agim Ademi, vizituam hapësirat ku do të ndërtohet Kampi stervitor i futbollit”.

”Në Obiliq, po ashtu do të fillojë së ndërtuari edhe projekti: ‘Kampi Stërvitor i Futbollit’ i cili do të financohet me buxhet të UEFA-së”.

”Është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore i cili realizohet në kuadër të bashkëpunimit MKRS, Komuna e Obiliqit dhe FFK”, shkroi Gashi në Facebook./IndeksOnline/