10:26 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ministri Hamza “këshillohet” me deputetët e LDK-së! (Foto)

Ministri i Financave, Bedri Hamza, është njëri prej ministrave të Qeverisë “Haradinaj” që mbanë raporte të mira pothuajse me gjitha grupet parlamentare.

Mirëpo, raporte më të veçanta ka me partinë më të madhe opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në disa foto të bëra nga Indeksonline, ai shihet teksa ‘këshillohet’ nga deputetët e partisë së Isa Mustafës.

Hamza, para seancës, konsultohet me Avdullah Hotin dhe deputetin nga Kaçaniku, Lufti Zharku.

Ndryshe, sot priten të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor.