23:54 / E Premte, 11 Maj 2018

Ministri Hasani i vendosur: “Al Petrol” nuk mund të reklamojë një brend tjetër pa pasur licencë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij se kompania e derivateve “Al Petrol”, e cila kundërligjshëm ka vendosur reklamat e gjigantit të derivateve të naftës “Shell“, në tetë pika të karburantit nepër Kosovë, duhet t’i mbajë të mbuluara këto reklama.

Hasani i ftuar në emisionin “Argument Plus” në TV 21 ka thënë se kjo kompani ka vepruar jashtëligjshëm duke reklamuar një brend tjetër për të cilin nuk ka prezantuar licencën nga kompania “SHELL”. ai ka thënë se ende është në fuqi vendimi i i MTI për heqjen e reklamave të gjigantit botëror të naftës.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ja ka ndaluar kompanisë “Al Petrol” përdorimine reklamave të kompanisë Shell. “Al Petrol”, ka vepruar kundërligjshëm me përdorimin e reklamave të SHELL. Kemi marrë vendim që të mos lejohet që të prezantohet mbishkrimi, reklma jashtë asaj që posedon licencën.

Na e ka dërguar një lloj konfirmimi por kjo nuk mjafton që t’i ipet licenca në emër të asaj firme që e ka reklamën. Ne do ta mirëpresim nëse SHELL vjen dhe investon në Kosovë por ne nuk mund ta lejojmë asnjë ndërmarrje që të operojë në brend tjetër derisa ka licencë tjetër. Pronari mund ta bëjë kërkesën në MTI. Fillimisht duhet të respektohen rocedurat. Ne nuk kemi ende nuk kemi informacion se si ka rrjedhur kjo, a e ka vetëm për ta përdoru brendin apo ka blerë Al Petorlin, por ai duhet ta sjellë kontratën, ta kërkojë licencën .

AL Petrol i ka mbuluar reklamat sepse ne kemi kërkuar që pa licenca përkatëse të mosë operojë”, ka thënë Hasani . Sipas rij përderisa “Al Petrol”, nuk ka prezantuar dokument, MTI nuk mund ta lejojmë reklamim e një brendi tjetër se është e kundërligjshme dhe nuk është e licensuar për ta zhvilluar atë veprimtari. “Ne ende nuk kemi zyrtare asgjë, ende nuk është bërë asnjë kërkesë e tyre në MTI, fillimisht duhet të pajiset me licencë dhe pastaj të fillohet operimi me brend të ri”, ka theksuar Hasani.