17:19 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Hasani vendos taksë për bllokat [Dokument]

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë edhe një vendim që lidhet me Serbinë, për importin e produkteve ndërtimore. Më parë, kjo Ministri kishte vendosur taksë ndaj importit të miellit, vendim ky që ishte parë i padobishëm nga Federata e Bujqve të Kosovës.

Bllokat që do të hyjnë nga Serbia në Kosovë tash e tutje do të paguajnë taksë shtesë për dy cent në bllok. Ky është vendimi më i ri që ka marrë Bajram Hasani, Ministri i Tregtisë, ne raport me Serbinë, pas atij të miellit, që ishte vlerësuar pa efekte për bujqit nga Federata e Bujqve, pasi sipas tyre vjen sasi më e madhe e grurit sesa e miellit.

Në vendim thuhet se Dogana e Kosovës udhëzohet që të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e prodhuesve të materialit ndërtimor më bazë nga argjila.

Në këtë dokument tregohet se ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.