15:22 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit uron mësimdhënësit për 7 marsin

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar mësimdhënësit, për Ditën e Mësuesit, 7 marsin.

Bytyqi ka thënë se kjo festë është e rëndësishme dhe jo rastësisht qëlloi të jetë gjatë ditëve kur shënohet Epoeja e UÇK-së, shkruan Indeksonline.

“Mësimdhënësit, siç ditën në çdo kohë të kontribuojnë për dije, ditën të kontribuojnë edhe për organizimin e luftën çlirimtare dhe për lirinë e vendit tonë. Andaj, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë këta mësimdhënës, këto data dhe këtë histori” ka shkruar Bytyqi në facebook.

Postimi i plotë i tij:

Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.

7 Marsi është një datë e rëndësishme e historisë sonë, sepse na e kujton një angazhim të vazhdueshëm të mësimdhënësve nëpër kohë që të rinjtë tanë të edukohen edhe në kohët më të vështira.

Kjo festë e rëndësishme, jo rastësisht qëlloi të jetë gjatë ditëve kur shënohet Epopeja e UÇK-së. Mësimdhënësit, siç ditën në çdo kohë të kontribuojnë për dije, ditën të kontribuojnë edhe për organizimin e luftën çlirimtare dhe për lirinë e vendit tonë. Andaj, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë këta mësimdhënës, këto data dhe këtë histori.

Ne duhet të vazhdojmë t’i çmojmë mësimdhënësit tanë, sepse po vazhdojnë që me angazhimin e tyre dhe me dëshirën e madhe për punë t’i edukojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i përgatitin ata tashmë për një mision të ri, pra për zhvillimin e vendit.