10:11 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ministri i rendit në Serbi: Arrestimi i serbëve në Kosovë vetëm për të shtuar presionin mbi ta

Të martën e  kësaj jave, pesë serbë u arrestuan në Shillovë të Gjilanit duke u liruar pak orë më vonë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë sot se arrestimi i tyre u bë vetëm për të shtuar presionin mbi ta, që të pranojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se çdo gjë është bërë sipas skenarit të njohur të arrestimit nga Policia e Kosovës.

Stefanoviq ndër të tjerash tha se ky arrestim është i papranueshëm dhe se serbët që jetojnë në Kosovë nuk duan formimin e ushtrisë, apo ndonjë strukturë tjetër që nuk parashihet me rregullat ndërkombëtare apo rezolutën e OKB-së.

Ministri serb ka akuzuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që sipas tij nuk ka reaguar ndaj këtyre presioneve, duke vlerësuar se Prishtina po pengon zhvillimin e dialogut./Indeksonline/