17:30 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri serb merr vendim që fotografitë me mbishkrim ‘UÇK’ të mos ekspozohen në Beograd

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka marrë vendim që fotografitë që mbajnë mbishkrimin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” të mos ekspozohen në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Me këtë vendim, edhe disa prej artistëve kosovar u ndaluan nga policia serbe për të marr pjesë në festivalin ‘Mirëdita, dobar dan’, që ka nisur në Beograd.

Madje, disa prej këtyre punimeve, nuk u janë lejuar që t’i marrin me veti.

Sipas ministrit Sefanoviq, fotografitë e tilla nuk do të lejohen që “organizata terroriste UÇK të mos promovohet në Serbi”.