20:05 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha krenare me Dua Lipën!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka lavdëruar Dua Lipën e cila do të përformoj në Prishtinë, me yjet e muzikës botërore për tri ditë.

Hoxha ka shkruar po ashtu se “Rinia jonë ka shumë potenciale, ne jemi të lumtur për këtë. Integrimi me vlerat evropiane, do ta shtojnë edhe më shumë këtë potencial. Presim që sivjet të hiqet kufizimi për rininë tonë!”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në facebook:

“Dua Lipa dhe Sunny Hill, do ta bëjnë Kosovën dhe Prishtinën për tri ditë vend të rëndësisë së veçantë për rininë tonë paqedashëse, me nivel të jashtëzakonshëm me muzikë të trendëve botërore. Ardhja e emrave të njohur të muzikës botërore, të prirë nga ylli, Dua Lipa, do ta vendos Kosovën në hartën e vendeve ku performohet muzikë e mirë nga yjet botërore. Rinia jonë ka shumë potenciale, ne jemi të lumtur për këtë. Integrimi me vlerat evropiane, do ta shtojnë edhe më shumë këtë potencial. Presim që sivjet të hiqet kufizimi për rininë tonë!”