19:33 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministrja Reshitaj me dedikim emocionues në ditëlindjen e babait të saj (Foto)

Edhe pse tejet të zënë, ata kur bëhet fjalë tek datat e veçanta janë të kujdesshëm.

Edhe ministrja Albena Reshitaj përmes rrjetit të saj social Facebook ka uruar babain për ditëlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Ndër të tjera ajo ka treguar për mbështjetjen që i dha i ati për të qenë kjo që është, ndërsa suksesin e saj ia dedikoj pikërisht atij?

Ky është postimi i saj i plotë:

Sot ka ditëlindjen babai im, njeriu i cili qysh kur isha fëmijë, besoi fuqishëm në mua.
Para shumë sfidave të jetës, në prag të hapave shumë të rëndësishëm që do të duhej të ndërmerrja, ishte ai mbështetësi i fuqishëm krahë meje, ashtu siç është edhe tani.
Ai më ndihmoi që unë të mundi të gjitha pengesat, paragjykimet dhe sfidat që jeta di t’i ofrojë.
Babai besoi në mua dhe më qëndroi pranë në çdo rrethanë, pavarësisht se çfare ishte.
Andaj sikurse për secilin njeri, edhe për mua është kënaqësi e pakrahasueshme kur një sukses apo vepër e imja, sa do e vogël të jetë, e bënë prindin krenar.
Kjo ka qenë dhe mbetet gjithmonë ambicia kryesore në jetë, lumturia e prindërve !
Çdo sukses timin ta dedikojë ty udhërrëfyesi im jetësor.
Jetofsh gjatë me ne babi, të dua pa fund.