18:34 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministrja Reshitaj tregohet modeste, ulet përpara me shoferin e saj (Foto)

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vetëm dy ministre, Dhurata Hoxhën dhe Albena Reshitajn. E kjo e fundit shpesh ka qenë edhe pjesë e mediave rozë, pikërisht për shkak të dukjes së saj e fotografive nga përditshmëria e saj, shkruan Indeksonline.


Por Albena kësaj radhe na vjen tejet modeste, pavarësisht që ka thyer rregullin e protokollit. Ministrja është ulur përpara në makinë. Këtë e ka treguar vet ajo përmes rrjetit të saj social Facebook.

Ministrja ka postuar një fotografi ku shihet në makinë me shoferin e saj, ndërsa ka shkruar: Me ne fund u ula perpara!


E për këtë gjest ajo ka marrë mjaftë fjalë të mira nga komentuesit./Indeksonline/