15:25 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Miratohen rekomandimet lidhur me skandalin e mishit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet e propozuar nga deputetja Ganimete Musliu dhe deputetët tjerë rreth skandalit të mishit, pas debatit të mbajtur në seancën e kaluar.

Rekomandimet janë: Kryeministri të marrë masa adekuate ndaj përgjegjësve bordit dhe menaxhmentit të AUVK-së; Organet e drejtësisë të fillojnë menjëherë hetime përgjegjëse publike dhe subjekteve private që sjellin në treg produkte të dyshimta’ Të bëhet mbështetje më e madhe buxhetore për AUVK-në për konsolidimin e saj me pajisje të laboratorëve, pajisjen e inspektorëve me kamera personale për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e stafit me inspektor;     Në funksion të rritjes së transparencës AVUK të pasqyrojë të gjitha të dhënat e veprimtarisë së inspektorëve në baza ditore; Të rishtohet legjislacioni përkatës që saktëson periudhat kohore minimale para skadimit të afatit të përdorimit të produkteve ushqimore që importohen në Kosovë;  Të rritet mbështetja financiare për masat mbështetjes së programit për zhvillim rural që rritë prodhimin vendor.