11:03 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mjaft u ankuat, motivohuni nga Maria, vogëlushja pa asnjë gjymtyrë por me plot shpirt (Video)

Maria, është emri i një vajze filipineze pa asnjë gjymtyrë në trup, e cila pas lindjes është braktisur dhe është lënë në një jetimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo ka pasur vështirë të adaptohet deri në momentin kur u vizitua nga familja Stewart. Maria u ambientua mjaft mirë në familjen e saj të re dhe u prit me shumë ngrohtësi nga fëmijët e tjerë të familjes.

Maria thuhet se merr shumë dashuri nga po e njëjta familje, e cila është në procedurë e sipër për adaptimin edhe të një fëmije tjetër 9 vjeçar nga Filipina. Edhe pse pa gjymtyrë, Maria është një vajzë plot jetë dhe e cila ka një zemër të madhe./Indeksonline/

Temat: