Mjekët e këshilluan që të humb peshë, por problemi ishte një cist 50 kile në stomak (Foto)
Kayla Rahn vuante për muaj të tërë nga një dhimbje e tmerrshme stomaku.
Mjekët e këshilluan që të humbte kilogram pasi që problemi mund të ishte pesha e tepërt. Kështu Kayla hyri në dietë por që nuk mundi ta humb peshën e madhe në trupin e saj.
Ndonëse dhimbjet e tmerrshme nuk po i ndaleshin akoma, ani pse ajo po përpiqej shumë për një gjë të tillë.
“Nuk mundja të hyja në makinë apo të ecja nga dhimbjet e mëdha” ka thënë ajo për media pas operacionit në stomak.
Në këtë operacion asaj nga stomaku iu heq një cist e madhe, që peshonte rreth 50 kilogram.
“Ishte shumë e vështirë dhe e pabesueshme” thanë stafi mjekësor pas ekzaminimit kur kuptuan që ajo ishte një cist.
Masa e cila u hoq nga stomaku i saj baraspeshohet me të qenit shtatzënë me gjashte bebe, kanë thënë mjekët që e operuan./Indeksonline/