15:32 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

MMPH njofton për rrënimin e lokaleve në Liqenin e Batllavës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje që janë në afërsi të liqenit të Batllavës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrëtari pran kësaj Ministrie, Zijadin Geci i cili ka thënë se ky aksion ka vazhduar sot duke filluar nga ora 10:00.

“Dëshiroj të ju njoftoj se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të zbatimit të ligjit për ujërat (2013) dhe vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Mbrojtjen e Zonave Ujore (2013), sot do të ndermarrë aksion për rrenimin dhe largimin e objekteve pa leje në pronat e uzurpuara pranë liqenit akumulues të Batllavës.

Këtij aksioni i kanë paraprirë disa inspektime dhe pas përmbushjes së të gjitha kushteve ligjore, nga 48 objekte pranë këtij liqeni, një pjesë e tyre i kanë larguar me vullnet të tyre dhe pjesa tjetër do të largohen sot me 26 shtator 2018, e mërkurë qe ka filluar nga ora 10.00.” ka shkruar Geci.

Ndryshe, pronarët e këtyre objekteve pa leje dhe po ashtu banorë të kësaj zone janë kanë paraqitur edhe kërkesën me peticion, për pezullimin e ekzekutimit të vendit të MMPH-së./Indeksonline/

Image may contain: tree and outdoorImage may contain: tree and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: tree, plant, sky, house, outdoor and nature