HIB Petrol edhe sivjet NR. 1, kompania që ka paguar më së shumti tatim për shtetin (Foto)

HIB Petrol edhe sivjet NR. 1, kompania që ka paguar më së shumti tatim për shtetin (Foto)
IndeksOnline E shtune, 31 Dhjetor 2016 18:00

HIB Petrol është kompania e parë në Kosovë si taksapaguesja më e madhe. Kjo kompani është e para, në mesin e 10 kompanive më të mëdha në Kosovë.

HIB Petrol ka paguar TVSH për shtetin e Kosovës 16 milionë e 594 mijë e 365 euro, 46 milionë e 726 mijë e 882 euro ka paguar akcizë dhe 43 mijë e 878 euro ka paguar doganë. Në total HIB Petrol i ka paguar shtetit të Kosovës plot 63 milionë e 365 mijë euro.

Në listën e kompanive që kanë kontribuar më së shumti në rritjen e të hyrave të shtetit të Kosovës, prinë HIB Petroli, që është lidere në shitjen e derivateve në tregun e Kosovës.

HIB-i ka qenë edhe vitin e kaluar kompania e parë që iu ka pri top dhjetë kompanive që kanë paguar më së shumti tatim për shtetin.

HIB Petrol numëron 13 pika të derivateve me standarde shumë të larta. Këtë vit HIB Petrol është zgjeruar me pika të reja nëpër qytete të Kosovës.

Kjo kompani përveç derivateve kualitative që ofron, ka edhe restorantet luksoze që shërbehen myshterinjtë.

Kompania HIP Petrol, po ashtu ka hapur këtë vit një pik të re të derivateve në Pejë dhe në Podujevë.

Ndryshe, gjatë vitit 2015 HIB Petrol ishte tatimpaguesi më i madh, me 52 milionë euro të derdhura në arkën e shtetit të Kosovës.


Fjalët kyqe:

Të tjera nga Ekonomi

Të fundit nga IndeksOnline