AAK hap fushatën zgjedhore në Gjakovë, këto janë premtimet e para të Ardian Gjinit (Video)

AAK hap fushatën zgjedhore në Gjakovë, këto janë premtimet e para të Ardian Gjinit (Video)
IndeksOnline E enjte, 21 Shtator 2017 00:19

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Gjakovë, në mesnatë me shënimin e datës 21 shtator.

Në hapjen e kësaj fushate, kandidati iAAK-së, Ardian Gjini ka bërë edhe premtimet e para para gjithë simpatizantëve të cilët janë mbledhur për të shënuar së bashku fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale.

“Kemi kundërshtar politik. Ne nuk duam të merremi me ta personalisht gjatë kësaj fushate, po do t’i kritikojmë për punën. Gjakovën e duan ata që dëshirojnë të jetojnë në Gjakovë. E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka platofrmën e gjerë për një jetë më të mirë në Gjakovë. Gjakova e ka Ramush Haradinajn, e i ka gjithë këta njerëz të pranishëm këtu”, ka thënë Gjini.

Gjithashtu, ai gjatë kësaj hapje ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për asamble komunale.

Ai në fund i ka uruar AAK-së fitoren në Gjakovë./Indeksonline/


Fjalët kyqe:

Të tjera nga Lajme

Të fundit nga IndeksOnline