Ilir Meta vrapon në Gërmi, habiti policët e Kosovës me kërkesën e tij

Ilir Meta vrapon në Gërmi, habiti policët e Kosovës me kërkesën e tij
IndeksOnline E premte, 13 Tetor 2017 13:44

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qëndroi dy ditë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai kishte zhvilluar shumë takime me përfaqësues institucional e politik në vend ndërsa ishte akomoduar në Swiss Diamond Hotel bashkë me një pjesë të stafit të tij.

Por gjesti që bëri mëngjesin e së enjtes, habiti policët e rëndit dhe qytetarët që ndodheshin në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ishte ora 05 e 30 minuta kur president Meta i veshur në rroba sportive doli nga hoteli dhe i “luti” policët që ta dërgojnë në Gërmi për të vrapuar.

Policët me veturën zyrtare e dërguan presidentin në Gërmi ku e priten për rreth dy orë derisa e përfundoi vrapimin dhe më pas rreth orës 08:00 e kthyen sërish në hotel për të vazhduar më pas me agjendën e tij zyrtare./Indeksonline/   

Fjalët kyqe:

Të tjera nga Lajme

Të fundit nga IndeksOnline