‘Sulmohet’ Ramiz Lladrovci nga kundërkandidatët e tij: Mos u përziej ti

‘Sulmohet’ Ramiz Lladrovci nga kundërkandidatët e tij: Mos u përziej ti
IndeksOnline E enjte, 12 Tetor 2017 22:34

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në debatin në RTK është sulmuar keq me fjalë e akuza nga kundërkandidatët e tij për këtë komunë.

Ata Ramiz Lladrovcit i kanë parashtruar pyetje për punët që nuk i ka kryer gjatë mandatit të tij.

Në momentin që ai e mori fjalën për t’ju përgjigjur, Arta Ahmeti kandidate për kryetare të Drenasit nga AAK  ndërhyri, por që Lladrovci ia ktheu ‘’Mos u përziej ti’’.

Pas kësaj Lladrovci nisi të arsyetohej për tenderat, e për shpalljen  e bursave, por që debati eskaloi.

Të gjithë kandidatët nisën ta sulmonin me fjalë atë, madje pak gjë kuptohej edhe çka thonin.

Përkundër kësaj, Ramiz Lladrovci nuk ndalej duke folur e u arsyetuar.

Fjalët kyqe:

Të tjera nga Lajme

Të fundit nga IndeksOnline