Kur është e dëmshme çokollata e zezë?

Kur është e dëmshme çokollata e zezë?
IndeksOnline E enjte, 12 Tetor 2017 18:46

Çokollata e zezë për shkak të përbërësve të dobishëm për shëndetin gjithmonë rekomandohet për konsumim para asaj të qumështit, madje edhe në baza ditore, por ekspertët paralajmërojnë që t’i kushtohet vëmendje sasisë, pasi që atëherë ajo bëhet e dëmshme, shkruan CNN.

Çokollata e zezë është e pasur me kakao, e cila ka një përqindje të lartë të flavonoideve, antioksidues që parandalojnë oksidimin e kolesterinës, duke mbrojtur kështu enët e gjakut, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e aftësive njohëse dhe uljen e rrezikut të diabetit.

Çokollata e qumështit përmban një sasi të vogël të flavonoideve, ndërsa ajo e bardha nuk i përmban. Çokollata e zezë ka një shije të hidhur, dhe sa më shumë që të ketë flavonoids, atëherë shija është më e hidhur.

“Fërgimi krijon një seri aromash të reja, por në këtë mënyrë dëmtohen molekulat në kokrra, dhe pastaj gjithmonë ka një shans për të shkatërruar ato që nuk duam të shkatërrohen, siç janë flavonoidet”, tha Met Hartings, një profesor i kimisë në Universitetin e Uashingtonit.

Edhe pse niveli i flavonoideve ndryshon nga njëra çokollatë e zezë në tjetrën, është gjithmonë një zgjedhje më e shëndetshme se sa çokollata e qumështit. Ajo është e pasur me minerale, si kalcium, bakër, hekur, magnez, mangan dhe kalium, ndërsa acid stearik s’ka ndikim në shëndet.

Nëse e merrni çdo ditë, është e rëndësishme që të jetë në doza të ulëta dhe kur zgjidhni çokollatën, është e rëndësishme që të merrni një me të paktën 60 për qind të kakaos.

Fjalët kyqe:

Të tjera nga Shëndetësi

Të fundit nga IndeksOnline