13:50 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Modelja e njohur në krizë financiare

Modelja dhe prezantuesja e njohur televizive, Katie Price nuk është duke kaluar momentet më të mira. Pasi që është duke u ndarë nga ish burri i saj, Keiran Hayler, ajo tani është duke kaluar edhe në një moment krize financiare, përcjellë Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme elektricisti që kishte punuar në shtëpinë e Katie, Paul Bean doli në media duke treguar që prezantuesja i ka 3000 dollar borxh nga viti i kaluar dhe se e ka paditur në gjykatë atë.

“Nuk mund të duroja më. Ajo vazhdimisht më thoshte se do t’i paguante por nuk e bëri” tha Bean për media.

Duke llogaritur edhe borxhet tjera të Katie deri më tani ajo ka mbi 22000 dollar. Ajo po shet gjëra që të mbledh sa më shumë para. /Indeksonline/