18:42 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Modelja shqiptare në Amerikë e bën shqiponjën live në emision (Video/Foto)

Shqiptarja e njohur Hana Noka është modele dhe aktore që po vepron në Amerikë.

Që atje, ajo ua ka zbardhur fytyrën shqiptarëve në mbarë botën, kur në një emision të famshëm amerikan, e ka bërë shqiponjën, shkruan Indeksonline.

Ajo ia ka mësuar simbolin e shqiponjës edhe moderatores së emisionit, të cilët i ka dhuruar këtë simbol nga argjendi si kujtim.

“Herës tjetër kur takon një shqiptar mund ta përshëndetësh kështu”, i thotë Hana moderatores teksa e bën simbolin e shqiponjës, transmeton Indeksonline.

Modelja bukuroshe ia ka sqaruar moderatores Melody Trice historinë e Kosovës duke i treguar se ishte Amerika ajo që i ndihmoi vendit të saj të çlirohej./Indeksonline/