17:36 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Moderatorja shpërthen në lot derisa raporton për fëmijët refugjatë (Video)

Një moderatore e ‘MSNBC’ ka shpërthyer në lot teksa po raportonte lajmin e trishtë se administrata e Presidenti amerikan Donalt Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Gazetarja, Rachel Maddow po lexonte raportin nga ‘Associated Press’ mbrëmjen e së martës kur emocionet e mundën atë para kamerave.

Imazhet j fundit të botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objekte te strehimit të SHBA-së kanë nxitur zemërim kudo në botë./Indeksonline/