23:42 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Modric harron Interin, çon në ”qiellin e shtatë” tifozët madrilen me këto fjalë

Luka Modric vazhdon të jetë në ballinat e mediumeve të mëdha pasi Real Madridi e raportoi Interin në FIFA me arsyen se e kishte kontaktuar lojtarin pa e pyetur klubin.

Por, tani mesfushori kroat është duke menduar vetëm për klubin madrilen.

Humbja nga Atletico Madridi ishte e tmerrshme, por numri 10 i Realit është i bindur se skuadra do të rikthehet më e fortë.

Modric ka dërguar një mesazh drejt tifozëve të Real Madridit, përmes rrjeteve sociale.

”Humbje e rëndë, por një humbje nuk e definon këtë skuadër. Është koha të ngritemi dhe të punojmë shumë sikur që kemi bërë gjithnjë”.

Këtë të shtune, fillon La Liga, dhe Realit e ka rastin që ta harrojë humbjen nga Atletico me një fitore ndaj Getafes./IndeksOnline/