14:09 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mogherini: Dialog i vështirë, por inkurajues

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës po lëviz në një drejtim të vështirë, por inkurajues, tha sot përfaqësuesja e Lartë i BE-së Federica Mogerini, në prag të takimit të shefave të diplomacisë së BE-së në Luksemburg.

“Dje, kemi pasur një takim shumë të mirë të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet në një mënyrë shumë të vështirë, por inkurajuese”, tha Mogherini.