14:20 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Mogherini: Do të mbrojmë lirinë e medias brenda dhe jashtë BE-së

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, tha se liria e shprehjes dhe shtypit janë rrezikuar në gjithë botën.

“Sulmet kundër mediave dhe gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë dhe lirisë për të gjithë ne”, tha Mogherini në një deklaratë.